Politike

Përplasjet te Komisioni Hetimor/ “Në agim mburrni SPAK-un, në darkë e akuzoni”, Salianji- Gogut: E keni qeverisjen si fytyra e “Shrekut”!

Deputeti socialist akuzoi PD për qëndrimin e mbajtur ndaj SPAK-ut duke u shprehur se në mëngjes e mburrin punën e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa në darkë ndryshonin mendim poshtë ballkonit ku Sali Berisha mbante fjalimet e tij.

2 Prill 2024, 17:15 Nga r.ll
Përplasjet te Komisioni Hetimor/ “Në agim mburrni SPAK-un,
tonin gogu, ervin salianji

TIRANË- Në mbledhjen e parë të Komisionir Hetimor për ndërhyrjen në sistemin TIMS, ka pasur edhe përplasje mes kryetarit Errvin Salianjit dhe nënkryetarit Tonin Gogu. 

Deputeti socialist akuzoi PD për qëndrimin e mbajtur ndaj SPAK-ut duke u shprehur se në mëngjes e mburrin punën e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa në darkë ndryshonin mendim poshtë ballkonit ku Sali Berisha mbante fjalimet e tij.

“Ne nuk sillemi si Fiona te Shreku që një mëngjes të themi shiko sa mirë SPAK-u dhe në mbrëmje, në rrugicë të shpërfytyruar, të thoni ja SPAK-u i partisë. Nga agimi në muzg mburret SPAK-u dhe nga muzgu në agim mallkohet SPAK-u”– u shpreh Gogu.

Nga ana tjetër, deputeti Ervin Salianji u përgjigj duke krahasuar qeverisjen e socialistëve me personazhin vizatimor që Gogu e përmendi më herët.

“Ju qeverisjen e keni si fytyra e shrekut. Aq të zezë e keni qeverisjen dhe mirë që e përmende. Është kryeministri I kësaj republike që urdhëron administratën në këtë vend që kur nuk e kanë një favor të mos zbatojnë ligjin. Keni parë një thirrje të tilë ju në çdo vendi demokratë në botë? Ju jeni parti që bëni sikur jeni në amnezi. A ka përgjegjësi kryeministri për të gjithë këto afera që janë kapur apo jo?”- tha ndër të tjera Salianji.

tonin gogu ervin salianji

Sondazh

Poll