Politike

U padit nga Olsi Rama, reagon Bardhi: Letër qesharake, Edi Rama mos u fshih pas vëllait më të vogël!

Bardhi në reagimin e tij shkruan se Olsi Ramës iu deshën 5 ditë për të menduar një letër të cilën e cilësoi qesharake. 

2 Prill 2024, 15:02 Nga N.F
U padit nga Olsi Rama, reagon Bardhi: Letër qesharake, Edi Rama mos u fshih
Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka reaguar në lidhje me paditjen penale ndaj tij nga Olsi Rama. Bardhi në reagimin e tij shkruan se Olsi Ramës iu deshën 5 ditë për të menduar një letër të cilën e cilësoi qesharake. 

Ai më tej vijoi se Olsi Rama, bashkë me krerët e organizatës së kokainës kanë përdorur të njëjtën makinë me targa AA653DM për të kaluar kufirin 18 herë kufirin në kohën ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakës. Bardhi shkuan se ka një kërkesë për kryeministrin Edi Rama ku i thotë që të mos fshihet pas vëllait të vogël. Ai u shpreh se në parlament të enjten ka gjithë kohën për të treguar çfarë bënte vëllai i tij me makinën që përdorte grupi i kokainës.

Reagimi i plotë:

Të mendohesh 5 ditë për të bërë një letër qesharake si kjo e Edi/Olsi Ramës ndaj meje do të thotë se je në hall të madh! Po! Nuk ka dy të vërteta! Ka vetëm një të vërtetë! Fakti 1. Olsi Rama, bashkë me krerët e organizatës së kokainës, kanë përdorur të njëjtën makinë me targa AA653DM për të kaluar kufirin 18 herë kufirin në kohën ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakës.

Fakti 2. Është fakt, jo sajesë politike, se nga 18 hyrje-daljet e makinës me targa AA653DM të grupit kriminal, 7 prej tyre i përkasin Olsi Ramës. Fakti 3. Është fakt dhe jo sajesë politike se policia dhe prokuroria nuk ka identifikuar një përdorues të makinës me targa AA653DM, edhe pse i ka identifikuar moshën 45 vjeç. Olsi Rama është përdorues i kësaj makine dhe në atë periudhë ka qenë fiks 45 vjeç.

Fakt 4. Policia dhe Prokuroria sipas gjykatës kanë kryer hetime të mangëta dhe kanë lënë në harresë dosjen 335/1-2016 që kishte si qëllim të identifikonte bashkëpunëtorët e tjerë të grupit kriminal.Nga ana njerëzore, ndiej keqardhje për Olsi Ramën. I vëllai, për të shpëtuar nga përgjegjësia, po e përdor edhe atë si çdo bashkëpunëtor që ka keqpërdorur dhe e ka hedhur më pas prapa hekurave! Politikisht, kam një kërkesë për Edi Ramën! Mos u fshih pas vëllait më të vogël! Në parlament të enjten ke gjithë kohën për të treguar çfarë bënte yt vëlla me makinën që përdorte grupi i kokainës! Harroje se mund të bësh edhe me SPAK siç bëre me dy prokurorët që mbyllën sytë dhe dosjen bashkë me sytë!

bardhi edi rama olsi rama

Sondazh

Poll