Politike

Komisioni Hetimor i TIMS/ Salianji replikon me Gogun: Kujt i djeg marmita për hetimin, duhet të përgatitet

Më tej Salianji u shpreh me ironi se kujt i ‘djeg’ marmita në lidhje me këtë hetim, duhet të përgatit mirë.

2 Prill 2024, 15:57 Nga r.ll
Komisioni Hetimor i TIMS/ Salianji replikon me Gogun: Kujt i djeg marmita
ervin salianji

TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor të TIMS, ka pasur replika mes kryetarit Ervin Salianjit dhe nënkryetarit Tonin Gogut.

Gogu tha se në planin paraprak nuk kanë asnjë provë, dhe në përgjigje Salianji u shpreh se provat nuk paraqiten në këtë fazë, por pasi nis hetimi. Më tej Salianji u shpreh me ironi se kujt i ‘djeg’ marmita në lidhje me këtë hetim, duhet të përgatitet mirë.

Replikat:

Gogu: Do ta marrim planin, do ta shikojmë,. Në planin paraprak nuk ka asnjë provë. Ka shumë emra aty, nëse doni mund të shtojmë dhe Bardhin sepse ka informacion për rrjedhjen e të dhënave.

Salianji: Ju e dini që provat nuk paraqiten në këtë fazë, por pasi nis hetimi. E kuptoj shqetësimin, kuptoj se kujt nga ky hetim i djeg marmita duhet të përgatitet mirë. Po bëjmë një hetim parlamentar të ngritura nga shqetësimi publik. Faktet janë sic janë të paraqitura në kërkesë. Nuk e di çfarë ju ka ndodhur sot. Këtu do të jemi dhe do ta shohin që do të dakordësoheni me në për të patur një rezultat të punës dhe për të vënë para përgjegjësisë të përfshirët. Për të shtuar personat në listë, jemi të hapur. Jo vetëm për personat që kanë denoncuar i Bardhi, por edhe për ata që janë të akuzuar.

ervin salianji tonin gogu

Sondazh

Poll