Politike

"I shërben grupeve kriminale", Salianji për ndërhyrjen në sistemin TIMS: Do shikoni spektakël të zi!

Ai më tej shtoi se ajo që ka ndodhur me ndërhyrjen në sistemin TIMS është një spektakël i zi dhe një ngjarje e keqe për Shqipërinë.

2 Prill 2024, 16:42 Nga N.F
"I shërben grupeve kriminale", Salianji për ndërhyrjen
Salianji

TIRANË- Kryetari i Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, Ervin Salianji gjatë fjalës së tij u shpreh se është bërë një ndërhyrje që i shërben grupeve kriminale. Salianji tha se dëshmitarët do t’i gjejnë dhe ata nuk do t’i shpëtojnë dot përgjegjësisë.

Ai më tej shtoi se ajo që ka ndodhur me ndërhyrjen në sistemin TIMS është një spektakël i zi dhe një ngjarje e keqe për Shqipërinë.

“Një gjë po jua qartësoj prapë, të gjithë personat e kërkuar nga ne si dëshmitarë janë persona që kanë lidhje me ngjarjen. Nuk e di pse përmendja e emrave ju shqetësoi, secili prej tyre do të përgjigjet për shqetësimet që ne kemi.

Një gjë ju them për aq sa do lejohemi, por edhe nëse nuk lejohemi ne do ti gjejmë ata do ti kapim ata para publikut dhe do ti çojmë aty ku e kanë vendin për aq sa na takon ne. Përgjegjësitë e kësaj situata nuk do shpëtojnë, kanë bërë një ndërhyrje që i shërben grupeve kriminale. Këtu do jemi dhe do ti dëgjoni si janë të përfshirë. Do të shikoni, nuk dua të them spektakël, sepse është spektakël i zi në fakt, është një ngjarje e keqe për Shqipërinë, por do shikoni përfshirjen deri në çfarë niveli ka ndodhur në këtë vend”, tha Salianji.

tims salianji

Sondazh

Poll