Bota

Arrestohet biznesmeni i njohur për vrasjen e gazetares investigative nga Malta

20 Nëntor 2019, 08:54 Nga DOSJA
Arrestohet biznesmeni i njohur për vrasjen e gazetares investigative nga

MALTË- Për vrasjen e gazetares investigative Daphne Caruana Galizia, është arrestuar një biznesmen i njohur, Yorgen Fenech, në ambientet e jahtit të tij vetëm pak momente pasi ishte larguar nga  porti.

Arrestimi ka ardhur pas hetimeve mbi këtë çështje, ku ky biznesmen, Yorgen Fenech  mësohet të  ketë porositur vrasjen e gazetares.

Ndërkohë arrestimi i Fenech ka përkuar edhe me një ditë hapësirë nga koha kur presidenti i Maltës, Joseph Muscat nënshkroi një letër në të cilën garantohej falja presidenciale për personin e arrestuar si ndërmjetës, i cili pretendon se e di kush e ka porositur vrasjen e gazetares investigative.

Jahti i tij luksoz u largua nga porti Portomaso, 8 km në veri të Valletta, pak para agimit. Policia u nis me shpejtësi me anije dhe e detyroi atë të kthehej sërish në port.

Yorgen Fenech, pronar i kompanisë 17 Black, drejtor dhe bashkëpronar i një kompanie që fitoi tenderin e një koncesioni gjigand gjatë vitit 2013 nga policia në Maltë për të ndërtuar një termocentral gazi në një ishull mesdhetar.

Sipas mediave të  huaja është akoma e dyshuar që të ketë lidhur personin që ka kryer vrasjen me urdheruesit si dhe me ata që ndihmuan në gjetjen e pajisjes shpërthyese të përdorur në ekzekutim.

Kujtojmë që gazetarja 53-vjeçare  Caruana Galizia, është vrarë në vitin 2017, pas një sulmi me makinë-bombë.

Burimi: Irishtimes 

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota daphne caruana galizia yorgen fenech daphne caruana galizia yorgen fenech

Sondazh

Poll