Bota

Fotoja që po çudit botën, publikohet imazhi i Greta Thunberg gjatë vitit 1898

20 Nëntor 2019, 08:13 Nga DOSJA
Fotoja që po çudit botën, publikohet imazhi i Greta Thunberg

SHBA– Greta Thunberg është një adoleshente suedeze, aktivste për ngrohjen globale që tashmë është në qendër të vëmendjes në mbarë botën.  Ajo është përballur fuqishëm edhe me lider të mëdhenjë global, si Trump, Macron dhe shumë të tjerë që e kritikojnë dhe nuk vlerësojnë aspak atë që ajo po bën prej vitesh tashmë për tokën.

Së fundmi mediat ndërkombëtare kanë shkruar një artikull në të cilin kanë zbuluar edhe një foto të vjetër bardhë e zi, që daton prej vitit 1898 në të cilën shfaqet imazhi i një vajze të vogël e cila ngjan pothuajse si Greta Thunberg.

Me zbulimin e kësaj fotoje disa teoricientë kanë thënë se ajo është një udhëtare e dërguar pikërisht në këtë kohë për të na shpëtuar ’.

Duke publikuar edhe në rrjetet sociale fotografinë ku tregohen tre fëmijë që nxjerrin ujë nga një pus në territorin Yukon në Kanada në 1898, njerëzit kanë nisur të besojnë pretendimet e teoricientëve.

Nga fotoja në profil është një vajzë e vogël që duket shumë e ngjashme me 16-vjeçaren suedeze, aktiviste për ndryshimin e klimës.

Fotografia u zbulua në arkivat e Universitetit të Uashingtonit.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota greta thunberg greta thunberg

Sondazh

Poll