Sport

MLS/ Inter Miami pengohet, Leo Messi me gjasa të enjten kthehet në fushë…

Goli i Luis Suarez nuk është gjë tjetër veçse një barazim (1-1) ndaj Nju Jorkut

2 Prill 2024, 11:00 Nga DOSJA

MLS/ Inter Miami pengohet, Leo Messi me gjasa të enjten kthehet në

SHBA - Luis Suarez shënoi me kokë në minutën e 14-të, por Inter Miami nuk shkoi përtej barazimit (1-1) kundër New York City-t, golin e të cilit Adrián Martínez e shënoi në minutën e 34-t.

Gerardo Martino përdori Alba, Busquets dhe Suárez gjatë 90 minuta, përsëri pa Leo Messin, ende duke u rikuperuar nga mbingarkesa e muskujve në kofshën e djathtë. Inter Miami zë vendin e dytë në konferencën Lindore me 11 pikë (3 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje), një më pak se lideri Cincinnati (një ndeshje më pak).

Skuadra e Tata Martinos do të përballet të enjten me Monterrey-n në kuadër të Champions League të Concacaf, pa e ditur ende nëse mund të mbështeten te Leo Messi. "Ne do të bëjmë më të mirën që ta kemi atë për ndeshjen kundër Monterrey-t. Kjo është ajo për të cilën kemi punuar me stafin mjekësor",- zbuloi Javi Morales, ndihmësi i Martinos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll