Sport

Éder Militão emocional, pas kthimit në fushë nga dëmtimi: "Kanë kaluar më shumë se shtatë muaj..."

Mbrojtësi brazilian ka shkruar në rrjetet sociale qendra e Real Madridit

2 Prill 2024, 10:30 Nga DOSJA

Éder Militão emocional, pas kthimit në fushë nga

SPANJE - Éder Militão u rikthye në fushë pas 232 ditësh mungesë për shkak të një dëmtimi në gjurin e majtë. Braziliani hyri në lojë në 90'+2 në triumfin e Real Madridit ndaj Athletik Bilbaos dhe, në rrjetet sociale, ai nuk e fshehu emocionin e tij.

"U deshën më shumë se shtatë muaj. Shumë përpjekje, shumë përkushtim, shumë besim! Rikthimi për të luajtur në ‘Bernabéu’ me gjithë këtë mbështetje nga tifozët ishte emocionues. Tani, fokusi total për pjesën e fundit të sezonit”,- ka shkruar qendërmbrojtësi duke falënderuar tifozët për mbështetjen e tyre, kolegët, ekipin teknik dhe tifozët e Real Madridit.

Tifozët e Real Madridit shfaqën një pankartë ku u kërkonin tifozëve të tjerë të vishen me të bardha për ndeshjen e javës së ardhshme në Champions League kundër Man.City. Rodrygo e vuri re apelin dhe i pëlqeu ideja. Ne duam stadiumin të lyhet me ngjyrë të bardhë”, tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll