Sport

Saarbrücken kërkon një tjetër mrekulli në Kupën e Gjermanisë...

Skuadra e kategorisë së tretë do të përballet me Kaiserslautern të martën në gjysmëfinale

2 Prill 2024, 10:00 Nga DOSJA

Saarbrücken kërkon një tjetër mrekulli në Kupën e

GJERMANI - Saarbrücken është krenaria e divizionit të 3-të të Gjermanisë dhe do të kërkojë finalen e Kupës të martën, përballë Kaiserslautern-it, një rival që evoluon në kategorinë e dytë.

Trajneri i Saarbrücken-it, Rüdiger Ziehl, qesh me ata që e konsiderojnë skuadrën e tij të preferuar, pasi ka eliminuar Karlsruherin, Bayernin, Eintracht Frankfurt-in dhe M'Gladbach-un.

"Kur lexova sot se ishim favoritë, mendova se mund të ishte vetëm gënjeshtra e 1 prillit. Ne e dimë shumë mirë vendin që zëmë", thotë Rüdiger Ziehl.

Trajneri i Kaiserslautern, Friedhelm Funkel thekson rëndësinë e ndeshjes. "Nuk është se çdo ditë që luajmë një gjysmëfinale. Do të jetë një ‘finale’ për të arritur në finale",- thotë trajneri, ekipi i të cilit mposhti Rot-Weiss Koblenz, Këln, Nuremberg dhe Herthan.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll