Sport

Drejtori italian i Kombëtares kuqezi: “Tashmë pasaporta shqiptare ka shumë vlerë në Serinë A”

“Me kalimin e viteve, mund të shtohet cilësia e futbollit shqiptar. Shqipëria mund të bëhet urë për të arritur futbollin italian.”

2 Prill 2024, 00:14 Nga DOSJA
Drejtori italian i Kombëtares kuqezi: “Tashmë pasaporta

TIRANE - Lajm shumë i rëndësishëm për futbollin shqiptar ditët e fundit ishte vendimi i Federatës Italiane të Futbollit për t’i njohur futbollistët nga vendi ynë si komunitarë, pra sikur të ishin shtetas të Bashkimit Europian. Fulvio Pea e sheh si mundësi shumë të madhe për rritjen e cilësisë së futbollit shqiptar.

“Është një lajm shumë i madh, sepse u hapen dyert jo vetëm lojtarëve shqiptarë, por dhe atyre që bëhen shqiptarë. Me kalimin e viteve, mund të shtohet cilësia e futbollit shqiptar. Shqipëria mund të bëhet urë për të arritur futbollin italian.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll