Sport

Mac Allister: "Mentalitet fantastik, kemi fituar ndaj një ekipi të jashtëzakonshëm"...

“Mentaliteti i djemve ishte fantastik, kjo është ajo që ju duhet kur je në disavantazh 1-0”.

1 Prill 2024, 20:00 Nga DOSJA

Mac Allister: "Mentalitet fantastik, kemi fituar ndaj një ekipi

ANGLI - Pas fitores 2-1 ndaj Brighton, mesfushori i Liverpool, Alexis Mac Allister, komentoi për ‘Sky Sports’:

"Nuk e nisëm ashtu siç donim, por ishte një ndeshje fantastike, luajtëm kundër një ekipi të jashtëzakonshëm. Unë i njoh shumë mirë, e di se çfarë ata mund ta bëjnë. Ishte një ndeshje e vështirë, por në fund e fituam, kështu që jemi shumë të lumtur.

Goli i pësuar kaq herët? Më mirë të mos e pësonim kaq shpejt! Por mentaliteti i djemve ishte fantastik, kjo është ajo që ju duhet kur je në disavantazh 1-0.

Sot e vërtetuam sërish. Por, siç thashë, herën tjetër duhet të përpiqemi të fillojmë duke fituar dhe jo duke pësuar. Goli i Salah për 2-1? Po, trajneri më kërkoi ndihmë gjatë javës.

Në pjesën e parë u përpoqëm të barazojmë. Në pjesën e dytë ai shënoi, ky është mentaliteti që tregoi, sepse në pjesën e parë i mungoi një çift, por më pas në pjesën e dytë tregoi cilësitë e tij”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll