Bota

"Po pezulloj fushatën time!"/ Gënjeshtra për 1 prilli e Donald Trump shokoi mbështetësit e tij

Ish-presidenti republikan i cili në nëntor do të përballet sërish me Joe Biden në zgjedhjet presidenciale, ua ka dërguar këtë mesazh të shkurtër zgjedhësve të tij me e-mail dhe SMS. Ajo u shoqërua me një lidhje me një faqe interneti ku të interesuarit mund të dhuronin 5500 ose 3300 dollarë për fushatën e Trump.

1 Prill 2024, 22:35 Nga N.F
"Po pezulloj fushatën time!"/ Gënjeshtra për 1 prilli e
Donald Trump

SHBA- "Po pezulloj fushatën time" ka qenë fjalia e Donald Trump cila shkaktoi sot bujë të madhe. Por pas shpërndarjes së madhë të këtij mesazhi të Trump rezultoi se ishte një mashtrim i 1 prillit.

Ish-presidenti republikan i cili në nëntor do të përballet sërish me Joe Biden në zgjedhjet presidenciale, ua ka dërguar këtë mesazh të shkurtër zgjedhësve të tij me e-mail dhe SMS. Ajo u shoqërua me një lidhje me një faqe interneti ku të interesuarit mund të dhuronin 5500 ose 3300 dollarë për fushatën e Trump.

“A besonit vërtet se e pezullova fushatën time? Dita e genjeshtrave!" shkroi Trump me shkronja të mëdha.


Prej disa vitesh, votuesit amerikanë janë mbytur me mesazhe me tekst, letra dhe mesazhe e-mail – ndonjëherë deri në dhjetë në ditë – duke i nxitur ata të mbështesin kandidatët financiarisht. Kështu, stafet kandidate detyrohen të gjejnë mënyra gjithnjë e më “kreative” për t’u dalluar. Në një vend ku një fitore zgjedhore kërkon miliarda dollarë, donacionet janë të vlefshme.

 

donald trump 1 prilli shba fushate

Sondazh

Poll