Bota

Houthit njoftojnë për sulme të reja nga SHBA-ja dhe Britania në Jemen

Houthi-t kanë synuar anije mallrash në Detin e Kuq në pronësi ose operim të kompanive izraelite ose që transportojnë mallra drejt dhe nga Izraeli në solidaritet me Rripin e Gazës, ku afro 32,850 njerëz janë vrarë në një ofensivë izraelite që nga tetori i kaluar pas një sulmi të Hamasit.

1 Prill 2024, 22:03 Nga E. D
Houthit njoftojnë për sulme të reja nga SHBA-ja dhe Britania
foto ilustruese

HOUTH- Avionët luftarakë amerikanë dhe britanikë filluan të hënën sulme të reja ajrore kundër vendeve të Houthi-ve në provincën bregdetare të Al Hudaydah, tha grupi jemenas. Sulmet kishin në shënjestër zonën Taif në distriktin al-Durayhimi në provincë. Gjithashu ende nuk raporte për viktima apo dëme.

Houthi-t kanë synuar anije mallrash në Detin e Kuq në pronësi ose operim të kompanive izraelite ose që transportojnë mallra drejt dhe nga Izraeli në solidaritet me Rripin e Gazës, ku afro 32,850 njerëz janë vrarë në një ofensivë izraelite që nga tetori i kaluar pas një sulmi të Hamasit.

Një koalicion i udhëhequr nga SHBA-ja ka kryer sulme ajrore me ndërprerje që nga 12 janari që kanë shënjestruar vendet Houthi brenda Jemenit në përgjigje të sulmeve në Detin e Kuq, një nga rrugët detare më të përdorura në botë për dërgesat e naftës dhe karburantit.

shba jemen houthi

Sondazh

Poll