Bota

Festimet e zgjedhjeve në Turqi/ Shembet ballkoni i ndërtesës së partisë CHP, humb jetën një person, plagosen 8 të tjerë

Pas ngjarjes së trishtë mbetën të lënduar 8 anëtarë të partisë, 3 prej tyre në gjendje të rëndë. Disa nga të lënduarit janë dërguar në spitalin shtetëror Tavas, ndërsa disa në spitalet në Denizli.

1 Prill 2024, 20:54 Nga N.F
Festimet e zgjedhjeve në Turqi/ Shembet ballkoni i ndërtesës
Pamje nga vendi i ngjarjes

TURQI- Një incident tragjik është regjistruar gjtaë festimeve të zgjedhjeve në Turqi. Gjatë festimeve u shemb një ballkon ku mbetën të plagosur disa persona. Mësohet se Mehmet Palaz është një nga turqit e lënduar i cili u shtrua në spital pasi u shemb ballkoni i ndërtesës së qarkut të CHP-së në Tavas.

Pas ngjarjesë mjekët kanë bërë të ditur se Palaz nuk i ka mbijetuar plagëve të marra nga shemb ja e ballkonit. Me shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve lokale të 31 marsit, ballkoni i ndërtesës së Partisë Popullore Republikane (CHP) në lagjen Tavas të Denizlit u shemb.

Pas ngjarjes së trishtë mbetën të lënduar 8 anëtarë të partisë, 3 prej tyre në gjendje të rëndë. Disa nga të lënduarit janë dërguar në spitalin shtetëror Tavas, ndërsa disa në spitalet në Denizli.

65-vjeçari Mehmet Palaz, i cili u lëndua rëndë dhe u dërgua në spitalin shtetëror të Denizlit, nuk ka mundur të shpëtojë me gjithë ndërhyrjet. Kadir Tatık, i cili fitoi kryebashkiakun e Tavas, deklaroi se ishte në spital dhe se ishte shumë i pikëlluar pas lajmit për vdekjen e tij.

“Uroj shërim sa më të shpejtë për bashkëqytetarët e mi që u plagosën nga ngjarja e mbrëmshme. Mëshirë i uroj edhe vëllait tim Mehmet Palaz i cili ndërroi jetë. Ngushëllimet e mia”, tha kryebashkiaku Tatik.

 

 

turqi zgjedhje viktime plagosje

Sondazh

Poll