Bota

Biden viziton të premten Baltimoren, dhjetë ditë pas shembjes së urës

Ura metalike e Francis Scott Key u shemb në orët e para të së martës, duke vrarë gjashtë punëtorë, kur një anije e madhe kontejnerësh u përplas në një nga kalatat mbështetëse. Shumica e mbeturinave ranë në lumin Patapsco, duke bllokuar kalimin e anijeve.

1 Prill 2024, 22:21 Nga N.F
Biden viziton të premten Baltimoren, dhjetë ditë pas shembjes
Biden

SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden do të vizitojë Baltimoren të premten, dhjetë ditë pas shembjes së urës për shkak të një përplasjeje me anije mallrash. Lajmin për vizitën e tij e njoftoi sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Jean-Pierre.

Ura metalike e Francis Scott Key u shemb në orët e para të së martës, duke vrarë gjashtë punëtorë, kur një anije e madhe kontejnerësh u përplas në një nga kalatat mbështetëse. Shumica e mbeturinave ranë në lumin Patapsco, duke bllokuar kalimin e anijeve.


Gjatë vizitës së tij në vendin e fatkeqësisë, Presidenti Biden do të zhvillojë bisedime me guvernatorin e Maryland, ëes Moore dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë.

"Siç tha presidenti, disa orë pas shembjes së urës, administrata do të qëndrojë me njerëzit e Baltimores," vuri në dukje Karin Jean-Pierre.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë shtoi se administrata Biden po punon me Kongresin për të siguruar që kostoja e rindërtimit të urës do të mbulohet nga fondet federale.

biden baltimore shembja e ures

Sondazh

Poll