Bota

Shtëpia e Bardhë: Ka informacion alarmuese për situatën në spitalin Al Shifa, do të kontaktojmë qeverinë izraelite

 Ushtria izraelite (IDF) tha se kishte vrarë "200 terroristë", ka kapur rreth 900 të tjerë dhe ka gjetur armë dhe materiale të tjera në të gjithë spitalin.  Më shumë se 6,000 njerëz, tha më tej IDF, ishin në kompleksin spitalor, kryesisht civilë, kur filloi bastisja.

1 Prill 2024, 21:42 Nga r.ll
Shtëpia e Bardhë: Ka informacion alarmuese për situatën
spitali al shifa

SHBA- Shtëpia e Bardhë tha se nëse verifikohet informacioni për trupat e gjetur në spitalin Al Shifa, ku ushtria izraelite u tërhoq sot pas dy javësh operacione, kjo do të jetë shumë shqetësuese.

"Kjo është shumë shqetësuese nëse është e vërtetë," tha zëdhënësja Karine Jean-Pierre, duke shtuar se Uashingtoni do të kontaktojë me qeverinë izraelite për të marrë më shumë informacion pasi mjekët dhe civilët brenda kompleksit spitalor i thanë AFP se të paktën 20 trupa u gjetën, disa nga të cilat dukej se ishin përplasur nga automjete ushtarake.

Ndërkohë, dëmi i pësuar nga spitali në Rripin e Gazës, të cilin prej dy javësh ushtria izraelite e kishte pushtuar për ta pastruar nga njerëzit e Hamasit, janë të mëdha.  Ushtria izraelite (IDF) tha se kishte vrarë "200 terroristë", ka kapur rreth 900 të tjerë dhe ka gjetur armë dhe materiale të tjera në të gjithë spitalin.  Më shumë se 6,000 njerëz, tha më tej IDF, ishin në kompleksin spitalor, kryesisht civilë, kur filloi bastisja.

Repartet e pacientëve u sulmuan sepse, sipas IDF-së, ato po përdoreshin si bazë nga terroristët e Hamasit dhe Xhihadit Islamik. IDF akuzoi anëtarët e Hamasit për luftime brenda spitalit, duke shpërthyer eksplozivë dhe duke djegur ndërtesat e spitalit. Imazhet e publikuara pas tërheqjes izraelite, treguan palestinezët duke ecur nëpër ndërtesa të djegura dhe duke mbajtur kufoma të mbështjellë me batanije.

Fotot tregojnë shumë trupa të ekspozuar përreth spitalit, disa prej tyre kishin qenë atje për ditë të tëra. Të tjerat ishin të lidhura në një mënyrë që sugjeron se ato ishin ekzekutuar me procedura përmbledhëse. Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se dhjetëra trupa ishin gjetur, ndërsa banorët vendas thanë se lagjet përreth spitalit ishin rrafshuar. Madje Hamasi flet për 400 palestinezë të vdekur nga zjarri izraelit .

Të paktën 20 janë pacientët që kanë ndërruar jetë për shkak të pamundësisë së kujdesit të duhur në kushtet e betejës. Spitali jo vetëm kishte mungesë të madhe të barnave dhe furnizimeve mjekësore, por edhe ushqimesh dhe ujit. Kompleksi mjekësor tani është plotësisht jashtë funksionit, thotë ministria.

shtepia e bardhe shba izrael al shifa

Sondazh

Poll