Bota

Biseda telefonike me Osmanin, O’Brien: Diskutuam për zbatimin e Asociacionit dhe rregullores monetare nga Kosova

O’Brien ka shkruar në “X”, se me Osmanin ka folur për zbatimin e rregullave monetare që të përfitojnë të gjithë qytetaret, duke e lidhur me çështjen e dinarit, gjë që SHBA-ja kundërshton mënyrën sesi ka dalë rregullorja e BQK-së.

1 Prill 2024, 21:57 Nga N.F
Biseda telefonike me Osmanin, O’Brien: Diskutuam për zbatimin e
James O’Brien

SHBA- Ndihmës sekretari amerikan të Shtetit, James O’Brien ka treguar për bisedën që ka zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. O’Brien ka shkruar në “X”, se me Osmanin ka folur për zbatimin e rregullave monetare që të përfitojnë të gjithë qytetaret, duke e lidhur me çështjen e dinarit, gjë që SHBA-ja kundërshton mënyrën sesi ka dalë rregullorja e BQK-së. Më tej shkuan se Kosova duhet të përmbushen të gjitha obligimet e dalura nga marrëveshjet e Brukselit.


“Telefonatë e mirë me Presidenten Vjosa Osmani. Diskutuam për rëndësinë që Kosova të zbatojë rregulloret monetare në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë komunitetin e pakicës serbe, dhe që palët të përmbushin të gjitha zotimet e Dialogut të BE-së – për Kosovën kjo përfshin Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, ka deklaruar ai. 

vjosa osmani james obrien

Sondazh

Poll