Bota

"Perëndimi ka rënë në Satanizëm", Patriarku i Moskës: Pushtimi i Ukrainës është luftë e shenjtë e Rusisë

Kështu është shprehur patriarku i Moskës, i cili ka deklaruar se në Ukrainë po zhvillohet një “luftë e shenjtë” dhe beson se Rusia do të marrë përsipër Kievin.

1 Prill 2024, 14:17 Nga M.B
"Perëndimi ka rënë në Satanizëm", Patriarku i
Vladmiri Putin dhe Patriarku Kirill

RUSIA- Përveç luftës që po bën Vladimir Putin, krah tij janë rreshtuar edhe prijësit fetar që vlerësojnë luftën që po bëhet në Ukrainë, si të shenjtë. Kështu është shprehur patriarku i Moskës, i cili ka deklaruar se në Ukrainë po zhvillohet një “luftë e shenjtë” dhe beson se Rusia do të marrë përsipër Kievin. Kreu i Kishës Ortodokse Ruse me bazë në Moskë, Patriarku Kirill, përforcoi retorikën e Kremlinit për luftën e Rusisë në Ukrainë dhe e quajti atë një “luftë të shenjtë” ekzistenciale dhe civilizuese.

Në një dokument të ri ideologjik dhe politik, Kirill e quajti “operacionin ushtarak special” të Putin-it një fazë të re në luftën e popullit rus për “çlirimin kombëtar në Rusinë jugperëndimore”, duke iu referuar në Ukrainën lindore dhe juglindore. Kirill shpjegoi pretendimet duke thënë se ushtarët po mbrojnë “Rusinë e Shenjtë” dhe botën nga sulmi i globalizmit dhe fitorja e Perëndimit, i cili ka rënë në Satanizëm.

Patriarku pohoi se lufta në Ukrainë do të përfundojë me Rusinë që do të marrë ndikim ekskluziv në të gjithë territorin e Ukrainës moderne dhe duke përjashtuar çdo qeveri ukrainase që Kremlini e përcakton se është armiqësore ndaj Rusisë.

patriarku kirill

Sondazh

Poll

Bota 1 Prill 2024, 12:24 h.k

BBC: Opozita trullos Erdoganin

Foto ilustruese TURQI-Partia kryesore opozitare e Turqisë ka korrur fitore të mëdha në qytetet kryesore të Stambollit dhe Ankaras...