Aktualitet

Pas ndryshimit në pamje/ Babai i Alvin Berishës merr një tjetër vendim për të birin (FOTO)

20 Nëntor 2019, 08:11 Nga DOSJA
Pas ndryshimit në pamje/ Babai i Alvin Berishës merr një

Itali- Alvin Berisha,11-vjeçari i cili u nxorr nga kampi në Siri tashmë i është kthyer jetës normale. Përveç ndryshimit në pamje, takimit me familjarët ai tashmë është edhe aktiv në rrjetet sociale.

I ati i tij, Afrimi i ka ka hapur një llogari në Instagram, ku tashmë ai mund të komunikojë me të gjithë. “Ja dhe instagrami Jon” shkruan Afrimi, ndërsa në profilin e ri ka publikuar disa pamje të vogëlushit që nuk i kemi parë më parë.

Historia e Alvin Berishës

Historia e 11-vjeçarit u bë publike nga emisioni investigativ italian “Le Ienne”, ku me ndihmën e gazetarëve, pas pesë vitesh kërkimeve në fund, i ati i dëshpëruar Afrim Berisha, arriti të depërtonte ne kampet e Sirisë dhe takoi të birin, në 25 shtator të këtij viti.

Tre ditë pas publikimit të investigimit të “Le Iene” për rastin e fëmijët 11 vjeç dha dorëheqjen edhe Genti Gazheli, ambasadori i Shqipërisë në Turqi, por të prekurit nga historia e të voglit shqiptar nuk u  dorëzuan.

Italianë, shqiptarë dhe njerëz anëmbanë botës bashkë me median ushtruan presion mbi qeverinë shqiptare dhe organet kompetente në mënyrë që 11-vjeçari të hidhej sërish në krahët e të atiti dhe këtë herë për të mos u larguar më kurrë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet afrim berisha historia e alvin berishes ne siri afrim berisha historia e alvin berishes ne siri

Sondazh

Poll