“Injorantë, kjo është e tmerrshme”, Blendi Fevziu ‘shpërthen’ ndaj deputetëve të rinj: Bëjuni 3 minuta au
20 Nëntor 2019, 06:42Nga DOSJA
Tiranë– Nuk kanë qenë të pakta “surprizat” nga deputetët e rinj në Kuvend. Përveç veshjeve të çuditshme, më shumë kanë spitaktur edhe fjalimet e tyre në Kuvend, siç ishte edhe rasti i deputetes Majlinda Halilaj.
Kësaj çështje i ka kushtuar pak kohë publikisht edhe gazetari Blendi Fevziu, i cili në emisionin e tij, i kërkoi me ironi përfaqësuesit të LSI-së, Luan Ramës që deputetët e rinj, të cilët do jenë në lista të bëjnë një “audicion” me video ku të tregojnë se dinë të lexojnë.
“Bëni një rregull ju lutem që kur të zgjidhni kandidatët e tjerë për zgjedhjet ta shoqërojnë me një video 3 minuta që të lexojnë një fjalim, 3 minuta video që ta shikojë publiku, 3 minuta audicion se pastaj lënë nam kur kapin foltoren e parlamentit. Disa prej tyre janë një bandë injorantësh nën nivelin mesatar të shoqërisë shqiptare. Nën nivelin më të ulët të shoqërisë shqiptare. Unë s’e kuptoj si janë ata persona në listat e partive, kush i ka vendosur dhe me çfarë standardi. Kemi pas banditë, kemi pas kriminelë, i kemi pas të gjitha por këta janë edhe injorantë kjo është e tmerrshme”, u shpreh Blendi Fevziu.
Deputetja Majlinda Halilaj mori vëmendjen e mediave pasi gjatë seancës plenare nuk mundi të lexonte ato që kishte shkruar vetë. Në një status në rrjetet sociale, Halilaj u justifikuase atë ditë kishte probleme me sytë, teksa ranë në sy gabimet drejtshkrimore.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Prestigjozja “The Guardian” i ka kushtuar një shkrim Kamzës, ku e përshkruan me detaje që nga ndërtimi i shtëpive, rrugët dhe njerëzit që banojnë a...
TIRANË– Blloku ishte një territor mitik në qendër të Tiranës. I mbështjellë së jashtmi me mister. I ruajtur nga të gjitha anët me roje, ushtarë me automati...
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka publikuar listën e pesë anëtarëve të saj nga nëntë anëtarë që ka gjithsej kjo gjykatë. Marsida Xhaferllari është tashmë dhe ...
ITALI- Dy shqiptarë ranë në prangat e policisë italiane, pasi u kapën me kokainë.Shqiptarët e arrestuar janë Lorand Maci, 33 vjeç dhe Eduart Cela, 26 vje...
TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë ka deklaruar se media mund të ndihmojë për një gjyqësor të përgjegjshëm dhe mund të kontribuojë për të luftuar korrups...
TIRANË– Një grua është revoltuar ditën e sotme për shkak se harta e Shqipërisë është shtruar në mesin e shesHit “Skënderbej”. Në videon e publikuar n...
FUSHË KRUJË– Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur n...