Aktualitet

“Ishte e pafat”, Mustafa Nano thirrje Kuvendit: Mos votoni Arta Markun, do të përkeqësonte sherrin mes palëve

20 Nëntor 2019, 06:33 Nga DOSJA
“Ishte e pafat”, Mustafa Nano thirrje Kuvendit: Mos votoni Arta

Tiranë- Në garë për postin e Kryeprokurorit të Përgjithshëm janë Arta Marku, Olsian Çela dhe Fatjona Memçaj.

Për këtë garë ka reaguar edhe analisti Mustada Nano, i cili i ka bërë thirrje Kuvendit që të mos votojë Arta Markun si Prokurore të Përgjithshme, duke renditur një sërë arsyesh.  Ndër arsyet që jep ai thekson se Arta Marku nuk duhet zgjedhur, sepse nuk duhet të përshkallëzohen sherret mes palëve politike.

“Doja t’i bëja një thirrje Kuvendit që të mos emëronte Arta Markun. Nuk kam asgjë kundër Arta Markut, nuk e kam ndjekur me vëmëndje punën e saj madje në disa situata e kam mirëkuptuar se ka qenë  e sulmuar e anatemuar, por për arsye të tjera, që nuk kanë të bëjnë as me integritetin moral, që nuk vihet në diskutim nga aksush. Që nga momenti që është zgjedhur e Prokurore e Përgjithshme Përkohshme ka qenë e konstestuar që në fillim fare. Unë mendoj që Shqipëria nuk ka luksin që të kontestohet fort dhe efërsisht nga njëra palë, do ishte e padrejtë dhe mungesë përgjegjshmërie nëse do zgjidhej një prokuror që do të ishte i kontestuar nga njëra palë, por i uroj sukses të plotë në karrierën e saj si juriste. Unë mendoj që duhet skualifikuar, jo për arsyet që kanë të bëjnë me formimin e saj dhe integritetin e saj, por sepse ishte pafat, u bë prokurore e përkoshme në një moment të gabuar, mund të ishte vendimi i saj apo të tjerëve, po për këtë situatë ku u zgjodh nuk duhet zgjedhur, do të përkeqësonte sherrin mes palëve”, është shprehur ai në monoligun e tij.

Pak ditë më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë nxorri listën me vlerësimet për kandidatët. Mësohet se i pari në listë ështëOlsian Çela me 459 pikë, e dyta Arta Marku me 406 pikë dhe e treta Fajona Memçaj me 362 pikë. Tashmë pritet të votojë Kuvendi.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku gara për kryeprokuor mustafa nano arta marku gara për kryeprokuor mustafa nano

Sondazh

Poll