Sport

Roberto De Zerbi ia hap derën Liverpoolit: “Duhet të flas me pronarin e Brighton”...

Italiani dhe Rúben Amorim janë kandidatët kryesorë për të pasuar Jürgen Klopp në pankinën ‘Reds’…

31 Mars 2024, 10:00 Nga DOSJA

Roberto De Zerbi ia hap derën Liverpoolit: “Duhet të flas me

ANGLI - Raundi i Premierligës përfshin Liverpool-Brighton (të dielën në orën 12:30), ndeshje që po shihet nga shtypi britanik si testi i fundit i trajnerit të ‘Pulëbardhave’, Roberto De Zebri, për të zënë vendin e Jürgen Klopp në sezonin e ardhshëm.

Italiani, pasi Xabi Alonso garantoi vazhdimësinë e tij te Bayer Leverkusen, është konsideruar, së bashku me Rúben Amorim, si kandidatët kryesorë për të shkuar në ‘Anfield’.

Në pritje të udhëtimit në Liverpool, trajneri transalpin shfrytëzoi rastin për të hapur derën në dalje dhe siguroi se ka ndërmend të flasë me pronarin e klubit anglez, Tony Bloom.

"Dua të flas me klubin tim. E di që kam një kontratë dhe nuk është problemi... problemi është të gjesh një plan të përbashkët, të ndajmë një objektiv dhe një vizion për të ardhmen",- tha trajneri për të ardhmen e tij.

Gjithsesi, trajneri italian e lë derën të hapur: "Nuk e di ende se çfarë do të ndodhë, sepse siç thashë kam një kontratë dhe dua të flas me Tonin (Bloom) për të kuptuar se cili është projekti i tij.

Pas kësaj bisede do të marrim një vendim së bashku, pa asnjë problem. Jam i sigurt se marrëdhënia ime me lojtarët dhe tifozët nuk do të ndryshojë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll