Sport

Cristante mohon ‘puçin’ e lojtarëve të Romës për të shkarkuar Mourinhon, por pranon: "Kishte gjëra që nuk funksionuan"...

Trajneri portugez u largua nga klubi në janar

31 Mars 2024, 09:00 Nga DOSJA

Cristante mohon ‘puçin’ e lojtarëve të Romës

ITALI - Bryan Cristante garanton se nuk kishte asnjë komplot apo ‘puç’ nga lojtarët e Romës për të shkarkuar José Mourinho në janar të këtij viti.

Disa burime në Itali thanë se trajneri portugez u largua nga klubi, pasi nuk kishte më mbështetjen e skuadrës, por mesfushori italian siguroi në një prononcim për ‘Corriere dello Sport’ se ky informacion është i rremë.  

"Asnjë nga këto nuk është e vërtetë. Futbolli është i tillë. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, trajneri është i pari që largohet, edhe nëse ai nuk është fajtori kryesor",- shpjegoi lojtari.

Cristante gjithashtu mohoi fjalët se pronarët e Romës kishin marrë miratimin nga lojtarët përpara shkarkimit të Mourinhos. "Një tjetër informacion i rremë. Ne e morëm vesh se çfarë po ndodhte vetëm kur Mourinho u informua në mëngjes."

Megjithatë, lojtari e kupton se gjërat nuk po shkonin mirë te Roma. I pyetur nëse epoka e trajnerit portugez në klub përfundoi me finalen e humbur të Europa League... "Nuk ishte vetëm kaq. Shumë gjëra nuk funksionuan. Personalisht kam menduar për finalen për disa ditë, por më pas u fokusuar në të ardhmen”.

Mourinho u zëvendësua si trajner i Romës nga Daniele De Rossi, një ish-yll i klubit romak, të cilin Cristante do të dëshironte të vazhdonte ta shihte në krye të skuadrës edhe  sezonin e ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll