Sport

Japonia fiton në tavolinë ndaj Koresë së Veriut, për Kupën e Botës 2026!...

FIFA i dha Japonisë fitoren në tavolinë të ndeshjes kundër Koresë së Veriut për eliminatoret e Kupës së Botës 2026, e cila do të zhvillohej më 26 mars në Phenian, por që ishte anuluar nga koreano-veriorët.

31 Mars 2024, 08:31 Nga DOSJA

Japonia fiton në tavolinë ndaj Koresë së Veriut, për

ZVICER - Japonia njoftoi, në një deklaratë, për shtyp se kishte fituar ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Koresë së Veriut.

Një fitore (3-0), e dhënë në tavolinë nga FIFA për Japoninë, pas anulimit të takimit nga koreano-veriorët, pesë ditë para se të zhvillohej në Phenian.

Autoritetet koreano-veriore nuk dhanë një arsye të saktë për të justifikuar vendimin për anulimin e kësaj ngjarje. Disa media japoneze janë anuar drejt një shpjegimi shëndetësor, për shkak të përhapjes së një infeksioni bakterial në Japoni.

Ndaj FIFA njoftoi se kjo ndeshje kualifikuese nuk do të zhvillohet dhe se ajo nuk do të shtyhet, duke u justifikuar me mungesën e hapësirës në kalendarin ndërkombëtar për të mundësuar organizimin e saj.

Japonia e kishte mundur tashmë Korenë e Veriut javën e kaluar (1-0) në Tokio, një fitore e tretë në po aq ndeshje në Grupin B të kualifikueseve aziatike (përfshirë Sirinë dhe Birmaninë).

Me këtë fitore Japonia, (3-0) është e garantuar të përfundojë në dy vendet e para në grupin e tij, duke i lejuar të fitojë një biletë për raundin e fundit kualifikues të Kupës së Botës 2026 për zonën aziatike.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll