Sport

VIDEO/ “Dramë” në Londër, dy gola pas 90 minutash dhe 1-1 në ‘in extremis’…

Manchester United shpëton nga shtyllat (katër), ‘Djajtë e Kuq’ shënojnë në minutën e 96-të me Mount, por në minutën e 99-të, Ajer barazon 1-1 për Brentford

31 Mars 2024, 01:43 Nga DOSJA

VIDEO/ “Dramë” në Londër, dy gola pas 90 minutash dhe

ANGLI - Brentford, apo ‘Bletët’ e Londrës, ishin dukshëm më aktivë në pjesën e parë, por edhe të pafat: Toney preku shtyllën me një goditje nga jashtë zonës pas minutes së 24-t, Zanka gjeti traversën tetë minuta më vonë me kokë. Pak para përfundimit të pjesës së parë, Rashford provoi nga distanca, por Flekken u përgjigj menjëherë.

Pjesa e dytë filloi në një mënyrë më të ekuilibruar, me Fernandes dhe Hojlund në njërën anë dhe Yarmoliuk dhe Leëis-Potter në anën tjetër, të cilët patën mundësi të mëdha për të zhbllokuar ndeshjen, por portierët nuk e lejuan veten të kapërceheshin.

Ëissa goditi shtyllën e tretë pas një ore lojë, Mbeumo realizoi të katërtën më vonë. Ten Hag i beson Mount dhe është ish-lojtari i Chelsea që zhbllokoi sfidën në minutën e 96-të me asistimin e Casemiro, por tre minuta më vonë Ajer rikthen barazimin 1-1 ‘in extremis’. United mbetet i gjashti në tabelë me 48 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll