Bota

Lufta Izrael-Hamas/ Nesër në Egjipt nisin negociatat për armëpushim dhe marrëveshje pengjesh

Në fillim të këtij muaji, bisedimet për lirimin e pengjeve dhe një pauzë humanitare u mbajtën në Katar.

30 Mars 2024, 19:52 Nga r.ll
Lufta Izrael-Hamas/ Nesër në Egjipt nisin negociatat për
foto ilustruese

KAJRO- Negociatat mbi një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh midis Izraelit dhe Hamasit pritet të rifillojnë në Kajro të dielën, raportoi të shtunën agjencia shtetërore egjiptiane Al-Qahera News.

"Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe vazhdojnë përpjekjet e tyre të përbashkëta për të arritur përparim në negociatat midis dy palëve," sipas Al-Qahera News. 

Në fillim të këtij muaji, bisedimet për lirimin e pengjeve dhe një pauzë humanitare u mbajtën në Katar. Të premten, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu autorizoi një delegacion negociator izraelit që të udhëtojë në Katar dhe Egjipt në ditët në vijim.

izrael hamas egjipt

Sondazh

Poll