Politike

Salianji në Fier: E vetmja mënyrë për të zhbërë Rilindjen, është rritja dhe forcimi i PD-së

Salianji shtoi më tej se bashkimi është një akt i domosdoshëm që ka ndodhur në PD, nëse ne nuk vlerësohen kontributorët e vërtetë të partisë, diasporën.

30 Mars 2024, 19:08 Nga r.ll
Salianji në Fier: E vetmja mënyrë për të
ervin salianji

FIER- Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë zhvilluar një takim me mbështetësit e tyre në qytetin e Fierit. 

Ervin Salianji, nënkryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, gjatë fjalës së tij tha se edhe pse kryeministri Edi Rama dhe Rilindja janë sipas tij në krizë, ata mund të bëjnë edhe më keq. Ai gjithashtu u shpreh se e vetmja mënyrë për të zhbërë Rilindjen, është rritja dhe forcimi i PD-së.

Salianji shtoi më tej se bashkimi është një akt i domosdoshëm që ka ndodhur në PD, nëse ne nuk vlerësohen kontributorët e vërtetë të partisë, diasporën.

“Nuk mund të shpall sot se denoncimet tona na kanë bërë të jemi të kënaqur, sepse jemi konfirmuar. Nuk është gëzim të shohësh sesi e ka degraduar shtetin Edi Rama. Ne e kemi thënë fjalën tonë dhe pse me kërcënime. Nuk jam i gazuar se na doli fjala. Do të doja të mos kisha të drejtë dhe vendi të mos kishte pasur këto pasoja, por të kishim një shtet të së drejtës. Por nuk ka ndodhur kështu, sepse gjithçka është nisur që në ngjizje. PS i mori votat me eksponentët të krimit të organizuar në çdo cep të Shqipërisë.

Rilindja dhe Edi Rama dhe pse janë në një krizë të mosparë më parë, janë ende në gjendje të bëjnë keq. E vetmja mënyrë për të zhbërë Rilindjen, është rritja dhe forcimi ynë, është kualiteti ynë dhe bashkimi është një akt i domosdoshëm që ka ndodhur në PD, por i pamjaftueshëm nëse nuk hapemi më shumë drejt shoqërisë, nëse ne nuk vlerësojmë kontributorët e vërtetë të PD, diasporën, për të qenë shpresa e munguar në këtë vend. Ne e kemi bërë një hap, por kemi shumë për të hedhur. Shpejtësia me të cilën do t’i hedhim do të jetë përcaktues për fitoren në zgjedhje”, u shpreh Salianji. 

ervin salianji

Sondazh

Poll