Politike

Meta takohet me babanë e Fredi Belerit: Djali i tij u rrëmbye me qëllim grabitjen e pronave himariote

Ai shkruan se nga e hëna do të bëjë kërkesë për të vizituar Belerin. 

30 Mars 2024, 18:54 Nga r.ll
Meta takohet me babanë e Fredi Belerit: Djali i tij u rrëmbye me
ilir meta dhe petro beleri

HIMARË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka takuar në Himarë babanë e Fredi Belerit, Petro Belerin.

Takimin mes tyre, Meta e ka treguar në rrjete sociale dhe shprehet se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri u rrëmbye nga banda në pushtet, me qëllim grabitjen e pronave të himariotëve. Ai shkruan se nga e hëna do të bëjë kërkesë për të vizituar Belerin. 

POSTIMI:

Jam sot në Himarë, pranë Petro Belerit, babait të të rrëmbyerit politik nga banda në pushtet, që e ka rrëmbyer pikërisht për të rrëmbyer pronat e himariotëve në mënyrë që të pastrohen paratë e drogës dhe krimit të organizuar. Himara do ja tregojë vendin edhe nga burgu, regjimit të pengmarrësve dhe do t’ua tregojnë gjithmonë siç ja u ka treguar osmanëve njëherë e një kohë dhe siç ja u ka të gjithë pushtuesve dhe zaptuesve.

Nga e hëna do bëj kërkesën për të vizituar të rrëmbyerin politik në një vend anëtar të NATO-s, në një vend që synon të çelë negociatat me Bashkimin Europian dhe të anëtarësohet, në një vend ku mbretëron arbitrariteti dhe jo vullneti i qytetarëve dhe demokracia. Përshëndetje të gjithë himariotëve trima dhe guximtarë që u kanë dhënë shembull të gjithë shqiptarëve se si duhet sfiduar ky regjim grabitës dhe intimidues.

ilir meta petro beleri

Sondazh

Poll