Politike

"Shembi deri në themele shëndetësinë për të mbushur xhepat", Balliu: Beqja u shpëtua nga shefi i tij duke u akuzuar për shpërdorim detyre dhe jo për vjedhje

Më tej ai shtoi se Beqja është ekspert novator i korrupsionit, grabitjet e të cilët kanë lenë qytetarët të japin shpirt në dyert e shëndetësisë publike. Balliu shtoi se Beqja u shpetua nga shefi i tij duke u akuzuar për shpërdorim detyre, jo per vjedhje.

30 Mars 2024, 13:29 Nga N.F
"Shembi deri në themele shëndetësinë për të
Klevis Balliu

TIRANË- Shefi organizativ në PD, Klevis Balliu për mes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë sot nga SPAK për dërgimin për gjykim ish-ministrin Ilir Beqja. Në shkrimin e tij Balliu shkruan se Beqja është njeriu i cili shembi deri në themele shëndetesinë për të mbushur xhepat e tij.

Më tej ai shtoi se Beqja është ekspert novator i korrupsionit, grabitjet e të cilët kanë lenë qytetarët të japin shpirt në dyert e shëndetësisë publike. Balliu shtoi se Beqja u shpetua nga shefi i tij duke u akuzuar për shpërdorim detyre, jo per vjedhje. Ai përfundoi duke shkruar se pergjegjësi për këtë padrejtësi duhet të mbajë edhe kursi i drejtesisë.

Shkrimi i plotë:

Ilir Beqja njeriu i cili shembi deri ne themele shendetesine per te mbushur xhepat e tij !
Beqja ky ekspert novator i korrupsionit, grabitjet e te cilet kane lene qytetaret te japin shpirt ne dyert e shendetesise publike, te kalbur e inekzistente ,qe ai krijoi. Sot u shpetua nga shefi i tij duke u akuzuar per shperdorim detyre, jo per vjedhje, jo per grabitje, por per shperdorim detyre. Pergjegjesi per kete padrejtesi per fushen me jetike me te ndjeshme sic eshte detyre duhet te mbajne edhe kursin e drejtesise.

klevis balliu ilir beqja shendetesi

Sondazh

Poll