Politike

Hetimet për 21 janarin? Basha: Çështja po përdoret politikisht, ngjarja të zbardhet

Basha tha në News24 se nuk i druhet hetimeve për 21 janarin.

30 Mars 2024, 19:03 Nga r.ll
Hetimet për 21 janarin? Basha: Çështja po përdoret
lulzim basha

TIRANË- Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha, ka folur lidhur me hetimet e 21 janarit.

Basha tha në News24 se nuk i druhet hetimeve për 21 janarin. Ai shtoi se çështja po përdoret politikisht, duke shtuar se ngjarja duhet të zbardhet deri në fund.

“Nuk i druhem hetimeve. Çështja po keqpërdoret politikisht. Të zbardhet ngjarja pa ndërhyrje politike. Kjo ngjarje ka dhe një aspekt njerëzor, që është dhimbje. Mos harrojmë që 21 janari u bë për Metën dhe më pas Meta u fut në qeveri. Kjo qelbet era hipokrizi”, deklaroi Basha.

lulzim basha 21 janari

Sondazh

Poll