Politike

Mbledhja e dytë e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë mbahet me 2 prill, do caktohen ekspertët dhe institucionet që do japin informacion

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi ka thirrur mbledhjen për të dakordësuar ekspertët që do ndihmojnë hetimin parlamentar dhe institucionet që do t’i drejtohen për informacion.

30 Mars 2024, 12:30 Nga N.F
 
Mbledhja e dytë e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e martë prërkatësisht me2 prill do të mbahet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë. Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi ka thirrur mbledhjen për të dakordësuar ekspertët që do ndihmojnë hetimin parlamentar dhe institucionet që do t’i drejtohen për informacion.


Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi u ngrit javën e kaluar pas paktit PS-Rithemelimi ndërsa ka thirrur rreth 16 dëshmitarë, mes të cilëve kryeministri Rama e ish ministrat e shëndetësisë Beqja e Manastirliu.

Mbledhja e parë u zhvillua me debate të ashpra ndëraa Vokshi akuzoi se dy koncesionet, ai i sterilizimit e Check-up janë korruptive. Ndërsa Zhupa dhe Ndreca u përplasën për konfliktin e interesit.

komisioni hetimor i shendetesise

Sondazh

Poll