Politike

A mund të ketë aleancë me Berishën? Basha zbulon kushtet për bashkëpunim

Basha tha se listat e hapura, Reforma Zgjedhore, vota e diasporës, shteti i së drejtës, por edhe partneriteti me aleatët perëndimorë janë shtyllat e para ku bashkohen interesat e aleatëve të PD.

30 Mars 2024, 18:45 Nga r.ll
A mund të ketë aleancë me Berishën? Basha zbulon kushtet
sali berisha dhe lulzim basha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha, ka folur në lidhje me mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen me ish-kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në News24, Basha u shpreh se mundësia e një aleance me Berishën brenda një federate opozitare nuk mund të vijë si një bashkëpunim mekanik. Ai theksoi se nuk ka asgjë personale me askënd, teksa parashtroi disa kritere të cilat sipas tij duhet të përmbushen në mënyrë që të ketë bashkëpunim.

Basha tha se listat e hapura, Reforma Zgjedhore, vota e diasporës, shteti i së drejtës, por edhe partneriteti me aleatët perëndimorë janë shtyllat e para ku bashkohen interesat e aleatëve të PD.

E përjashton mundësinë e një aleance me Berishën brenda Federatës opozitare?

BashaAleanca nuk mund të jetë bashkëpunim mekanik. Nuk kemi asgjë personale me askënd, por kemi këto kritere. Reforma Zgjedhore, listat e hapura, këto i duan shqiptarët. Shumica e shqiptarëve do listat e hapura. Votimin elektronik, vota e diasporës janë shtyllat e para ku bashkohen interesat e aleatëve tanë. Interesi i dytë është shteti i të drejtës dhe më pas partneriteti me aleatët tanë perëndimorë.

sali berisha lulzim basha

Sondazh

Poll