Aktualitet

Një prej tyre humbi jetën, shpëtohen 7 alpinistët kroatë të bllokuar në Majën e Jezercës

Grupi i alpinistëve kroat ishin nisur nga territori i Malit të Zi dhe më kanë mbetur të bllokuar në Majën e Jezercës.

30 Mars 2024, 18:34 Nga r.ll
Një prej tyre humbi jetën, shpëtohen 7 alpinistët
pamje nga operacioni shpetimit

SHKODËR- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka lajmëruar se janë shpëtuar 7 alpinistët kroatë të bllokuar në Majën e Jezercës. 

Siç u raportua më herët një prej tyre humbi jetën pasi ka rrëshkitur dhe rënë në humnerë. Grupi i alpinistëve kroat ishin nisur nga territori i Malit të Zi dhe më kanë mbetur të bllokuar në Majën e Jezercës. Shkak janë bërë niveli i borës dhe temperaturat e ulëta. 

POSTIMI I BALLËS: 

Prej disa orësh, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Shërbimin e Urgjencës, Forcat e Armatosura dhe Repartin e Kërkim-Shpëtim të Republikës së Kosovës u përfshinë në një operacion të vështirë në malin e Jezercës, për t’i dhënë ndihmë një grupi aplinistësh që kishin hyrë nga territori i Malit të Zi dhe kishin mbetur të bllokuar në majën e Jezercës. Gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë i një shtetasje, e cila kishte humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes në një zonë të thepisur dhe me borë. Pesë nga alpinistët kroatë të asistuar nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, po kthehen tek e mjetet e tyre, në territorin e Malit të Zi. Dy turistë të tjerë u transportuan me ndihmën e helikopterit në qytetin e Bajram-Currit.

maja e jezerces taulant balla

Sondazh

Poll