Aktualitet

GJKKO lë në burg Mariglen Qaton, avokati: Nuk ka kryer asnjë vepër penale, i kemi mohuar akuzat

Ai tha se Qato akuzohet për veprën penale të korrupsionit dhe mos deklarimit të të ardhurave

30 Mars 2024, 16:13 Nga r.ll
GJKKO lë në burg Mariglen Qaton, avokati: Nuk ka kryer asnjë
avokati

TIRANË- GJKKO ka vendosur lënien në burg për ish-drejtorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës, Mariglen Qaton. Pas vendimit të gjykatë, avokati i Qatos tha se klienti i tij nuk ka kryer asnjë vepër penale. 

Ai tha se Qato akuzohet për veprën penale të korrupsionit dhe mos deklarimit të të ardhurave

“Ai akuzohet për veprën penale të korrupsionit dhe mos deklarimit të të ardhurave. Sipas mendimit tonë atje nuk ka vepër penale. Pronari i kompanisë nuk merr tendera, i merr kompania. Kompania “5D” ka marrë tendera në të gjithë institucionet, përfshi dhe bashkinë e Tiranës.

Por natyrisht vepra penale për të cilën ato akuzohen ekziston. Prokuroria në rastin konkret nuk ka ngritur akuza për korrupsion aktiv, por pasiv. Nuk foli prokuroria sot, folëm vetëm ne dhe Mariglen Qato i mohoi akuzat”, tha avokati.

mariglen qato

Sondazh

Poll