Aktualitet

Bllokohen një grup alpinistësh kroat në Majën e Jezercës, humb jetën një prej tyre

Në ndihmë të tyre, janë nisur grupi i kërkim – shpëtimit malor dhe banorë vullnetarë nga Valbona. Shkak i aksidentit është bërë bora dhe temperaturat jo të favorshme të momentin, që e bëjnë shumë të rrëshqitshme.

30 Mars 2024, 15:47 Nga r.ll
Bllokohen një grup alpinistësh kroat në Majën e
foto ilustruese

SHKODËR- Dy turistë kroat janë aksidentuar sot në Majën e Jezercës, ndërsa se njëri prej tyre ka humbur jetën dhe tjetri është plagosur. Dyshja janë ngjitur nga territori i Malit të Zi për të mbërritur në Majën e Jezercës, ndërsa më pas viktima kishte rënë nga një terren i thepisur malor dhe me borë. 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës dhe ekipin e kërkim-shpëtimit, janë nisur bashkë me helikopterin e Emergjencave Civile, drejt adresës së dhënë.  

Pas disa orësh kërkime ekipi i kërkim-shpëtimit ka bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë, dhe do transportohet me helikopter, drejt morgut.  Operacioni vijon për shpëtimin e turistëve të tjerë të bllokuar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tropojë/Informacion paraprak

Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim nga një grup aplinistësh, që mendohet të jenë shtetas kroatë, të cilët janë ngjitur nga territori i Malit të Zi, për të mbërritur në vendin e quajtur "Maja e Jezerces", se njëra nga anëtaret e grupit kishte rënë nga një terren i thepisur malor dhe me borë.  

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës dhe ekipin e kërkim-shpëtimit, janë nisur bashkë me helikopterin e Emergjencave Civile, drejt adresës së dhënë.  

Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, turistët u lokalizuan në vendin e quajtur "Maja e Jezerces".

Turistja kroate, shtetasja Z. L., 43 vjeçe, për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rrëshkitur nga një lartësi dhe për pasojë kishte humbur jetën.

Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë dhe do  transportohet me helikopter, drejt morgut. 

Vijon operacioni i shpëtimit, mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve të tjerë, nga vendi ku janë bllokuar.

maja e jezerces turiste kroat

Sondazh

Poll