Aktualitet

Dosja 5D/ GJKKO lë në fuqi masat për drejtorët dhe ish-drejtorët e bashkisë së Tiranës

Mësohet se Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në fuqi masat për ish-zyrtarët e bashkisë së Tiranës, duke lënë në burg 3 prej tyre dhe 5 të tjerë në detyrim paraqitje.

30 Mars 2024, 14:24 Nga N.F
Dosja 5D/ GJKKO lë në fuqi masat për drejtorët dhe
Foto ilustruese

TIRANË- GJKKO ka lënë në fuqi masat për 9 drejtorët dhe ish-zyrtarët e bashkisë së Tiranës të akuzuar për korrupsion, shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Mësohet se Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në fuqi masat për ish-zyrtarët e bashkisë së Tiranës, duke lënë në burg 3 prej tyre dhe 5 të tjerë në detyrim paraqitje.

Në masën arrest me burg do te mbeten Redi Molla, Margilen Qato dhe Taulant Tushe. Sipas SPAK, Mariglen Qato dhe Redi Molla janë pronarë de facto të kompanisë 5D, e cila ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Hetimi nisi kryesisht nga SPAK, më pas ka qenë Belind Këlliçi ai që dërgoi një kallëzim të ri për dosjen 5D.

gjkko dosja 5d

Sondazh

Poll