Aktualitet

Ishte dëbuar në 2017-ën, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me 4 identitete në Itali

Gjithashtu policia gjatë kontrollit gjatë kontrollit të fotografisë së tij të pasaportës, rezultoi se i riu kishte përdorur 4 identitete të ndryshme kur ishte ndaluar herët e tjera.

30 Mars 2024, 13:32 Nga E. D
Ishte dëbuar në 2017-ën, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me
foto ilustruese

ITALI- Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar një fshat të bashkisë Predaia nga policia italiane. Por gjatë kontrolleve rutinë të policisë italiane shqiptari, i cili po ecte në këmbë u ka dhënë atyre një pasaportë shqiptare ku kishte edhe lejen e udhëtimit në Itali.

Gjithashtu policia gjatë kontrollit gjatë kontrollit të fotografisë së tij të pasaportës, rezultoi se i riu kishte përdorur 4 identitete të ndryshme kur ishte ndaluar herët e tjera. 37-vjeçari ishte arrestuar nga policia në kufirin italo-francez në 2017-ën për krime kundër pronës dhe ishte dëbuar për në Shqipëri.

Por ai duke përdorur një pasaportë me identitet të falsifikuar, u kthye sërish në Itali kur nuk ishin mbushur afatet 10-vjeçare pas dëbimit nga Italia. Tashmë ai është dënuar me 9 muaj burg për shkeljen e ligjit të emigracionit pas dëbimit nga një shtet i BE.Po ashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën ku qëndronte me disa shqiptarë të tjerë, policia gjeti sasi të vogla kanabisi.

itali

Sondazh

Poll