Aktualitet

Procedohen në gjendje të lirë tre persona në Korçë, për vepra të ndryshme penale

Si pasojë e incidentit është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

30 Mars 2024, 12:57 Nga S.B
Procedohen në gjendje të lirë tre persona në
foto ilustruese

KORÇË- Procedohen në gjendje të lirë tre persona në Korçë për vepra të ndryshme penale. Lidhur me rastin e djeshëm bëhet me dije se 32-vjeçari i cili humbi kontrollin e mjetit ku ky i fundit doli nga rruga, është proceduar në gjendje të lirë. Si pasojë e incidentit është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Një tjetër rast i ngjashëm ka ndodhur me një 29-vjeçar i cili u procedua në gjendje të lirë pasi humbi drejtimin e mjetit ku ky i fundit doli nga rruga. Mësohet se një 60-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi i ka zënë rrugën një personi duke pretenduar se posedon certifikatë pronësie.

Njoftimi i Policisë:

-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. O., 32 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi në aksin rrugor "Miras-Bilisht", në afërsi të fshatit Fitore, duke drejtuar automjetin tip "Renault", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi E. O., dhe pasagjeri E. K., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Dh. Gj., 29 vjeç, banues në fshatin Bobishticë, Korçë, pasi në rrugën "Korçë-Boboshticë", pranë kryqëzimit të fshatit Drenovë, duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. C., 60 vjeç, banues në fshatin Baçallëk, Pogradec, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi i ka zënë rrugën për në banesë, shtetasit L. C., me pretendimin se posedon certifikatë pronësie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

korce vepra penale

Sondazh

Poll