Art&Argëtim

Cillian Murphy vegan prej 15 vitesh, zbulon arsyen pse vendosi të ushqehej pa produkte shtazore

Aktori 47-vjeçar ka folur në podkastin “WTF With Marc Maron” dhe ka shpjeguar se prej 15 vitesh nuk ka konsumuar asnjë produkt shtazor.

30 Mars 2024, 14:47 Nga S.B
Cillian Murphy vegan prej 15 vitesh, zbulon arsyen pse vendosi të ushqehej
Cillian Murphy

SHBA- Aktori i njohur Cillian Murphy zbuloi arsyen se pse u bë vegan në një intervistë të re. Aktori 47-vjeçar ka folur në podkastin “WTF With Marc Maron” dhe ka shpjeguar se prej 15 vitesh nuk ka konsumuar asnjë produkt shtazor.

Veganizmi ndalon konsumimin e çdo ushqimi ose pijeje që përmban mish, bulmet dhe vezë, si pjesë e një praktike që i sheh individët të përmbahen nga përdorimi i çdo produkti shtazor. Megjithatë, kur vendosi të bënte një “pauzë” dhe të provonte një pjatë me mish dreri, ai tha se nuk ndihej më mirë dhe finalizoi vendimin e tij për t'u bërë vegan.

“Nuk më mungon mishi, e kam ndaluar së ngrëni shumë kohë më parë. Pata një lloj ‘rikthimi’ dhe nuk u ndjeva më mirë, ndaj e preva sërish”, tha ai.

Më pas, i pyetur për ushqimin që i mungon më shumë tani që është në një dietë vegane, ai tha: Më mungon djathi.

Në lidhje me arsyen që e shtyu të ishte vegan ai shprehet: Kam qenë vegjetarian për rreth 15 vjet. Por nuk ishte kurrë një vendim moral. Ishte më shumë se isha i shqetësuar për sëmundjen e lopës së çmendur.

Pra aktori pranoi se frika ndaj sëmundjes “Encefalopatia spongiforme e gjedhit (BSE)”, ose sëmundja e lopës së çmendur do ta infektonte atë. Dieta e tij vegane u ndërpre gjatë xhirimeve për serialin “Peaky Blinders”, pasi trajneri i tij e këshilloi të hante mish në një përpjekje për t'u rritur dhe për t'u dukur më pak si një djalë i dobët irlandez.

cilian murphy vegan vegjetarian

Sondazh

Poll