Aktualitet

FOTOT/ Marrëveshja e emigrantëve Shqipëri-Itali, nisin punimet për ndërtimin e rrugës që të çon në kampin e refugjatëve në Gjadër

Nga pamjet e kapura nga kantieri i ndërtimit puna është në fazat e para pasi akoma nuk është ndërtuar asgjë thjesht kanë nisur gërmimet e para. Gjithashtu edhe rruga është në fazat e para ndërsa nga fotot e publikuara shihen mjetet të cilat kan mbërritur në vendngjarje. Pasi të ndërtohet rruga, do të nisë puna dhe brenda kampit.

30 Mars 2024, 12:30 Nga N.F
FOTOT/ Marrëveshja e emigrantëve Shqipëri-Itali, nisin punimet
Pamje nga puna

LEZHË- Pak kohë pas miratimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë kanë nisur punimet e para në Gjadër të Lezhës ku po punohet për ndërtimin e kampit të refugjatëve. Nga nisja e punës mësohet se kanë nisur edhe punimet për rrugën e cila të çon në kamp.

Nga pamjet e kapura nga kantieri i ndërtimit puna është në fazat e para pasi akoma nuk është ndërtuar asgjë thjesht kanë nisur gërmimet e para. Gjithashtu edhe rruga është në fazat e para ndërsa nga fotot e publikuara shihen mjetet të cilat kan mbërritur në vendngjarje. Pasi të ndërtohet rruga, do të nisë puna dhe brenda kampit.

Punimet e kampit të refugjatëve pritet të përfundojnë më 20 maj pasi në atë periudhë pritet që të mbërrijnë edhe emigrantët e parë të kapur në det nga autoritetet italiane. Refugjatët do të priten në një strukturë që do të ngrihet në Portin e Shëngjinit dhe nga aty do të transportohen me autobusë rreth 35 km në Gjadër, ku do të qendrojnë pa fat deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.

Më 6 nëntor, kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni nënshkruan marrëveshje sipas së cilës, Italia do të dërgojë në Shqipëri emigrantët që shpëton në Detin Mesdhe, ndërsa Italia do të financojë ngritjen e qendrave për pritjen e tyre. Marrëveshja do të nisë së zbatuari pranverën e vitit të ardhshëm. Sipas protokollit të publikuar nga Qeveria shqiptare, Italia do të depozitojë 16.5 milionë euro në një llogari të posaçme të Thesarit të Shqipërisë, si paradhënie për strehimin e emigrantëve.

gjader marrveshja e emigranteve

Sondazh

Poll