Aktualitet

Balluku shkarkon drejtorin e Albpetrol, në vend të tij emëron Dritan Spahiun

6 Mars 2019, 18:43 Nga DOSJA
Balluku shkarkon drejtorin e Albpetrol, në vend të tij emëron

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Albpetrolit, Kastriot Bejtaj, dhe sipas informacioneve mësohet se në vend të tij është emëruar, Dritan Spahiu.

Spahiu më parë ka mbajtur detyrën e drejtorit të Politikave Hidrokarbure, por është shkarkuar nga ish-ministri Damian Gjiknuri pas akuzave për abuzime.

Kastriot Bejtaj tashmë i shkarkuar nga posti i drejtorit të Albpetrol, është gjeofizikant i njohur, ish-drejtues i SHELL dhe Petromanas dhe ka një eksperiencë të madhe në këtë fushë. AlbPetrol sapo ka miratuar planin strategjik të prodhim-shfrytëzimit, strukturën dhe planin e masave dhe për 2018 rezulton kompania shtetërore me fitimin më të lartë.

Albpetrol sh.a. është shoqëria shtetërore e naftës në Shqipëri e themeluar më 6 Prill të vitit 1999, e cila trashëgoi të gjitha asetet dhe vendburimet e naftës në Shqipëri. Selia qendrore e kompanisë ndodhet në qytetin e Patosit ndërsa shoqëria ushtron aktivitetin e saj edhe në Zyrën e Përfaqësimit në Tiranë si dhe në qendrat e prodhimit në Fier, Ballsh, Kuçovë, Patos.

Më herët ministrja, Belinda Balluku, ka shkarkuar dhe disa drejtor të tjerë si atë të ARRSH-së, Afrim Qendro, të cilit i mohoi dhe hyrjen në institucionin që ai drejtonte. Po ashtu Balluku me “dorën e herkurt” shkarkoi dhe drejtorin e Autoritetit Portual të Durrësit, Afrim Bakaj.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet drejtori i albpetrol kastriot bejtaj shkarkimi idrejtorit vendimi i ballukut drejtori i albpetrol kastriot bejtaj shkarkimi idrejtorit vendimi i ballukut

Sondazh

Poll