Aktualitet

‘Do të zhdëp në dru’/ Burri qëllon gruan “sa t’i hajë krahu” gruan në mes të gjithë njerëzve në Tiranë (VID

19 Nëntor 2019, 11:43 Nga DOSJA
‘Do të zhdëp në dru’/ Burri qëllon gruan

Dhuna në familje është një nga plagët e kahershme të shoqërisë shqiptare, e cila vazhdon të mbetet në trupin e saj edhe ditët e sotme. Shumë nëna, vajza, apo dhe gra bien pre e dhunës së “burrave” të shtëpisë.

E një rast i tillë dhune ka mbërritur edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA, ku një burrë dhunon në mes të Tiranës një grua . Sipas qytetarit mësohet se ata janë çift bashkëshortësh, të cilët po debatonin në fillim me fjalë, por më pas situata ka degjeneruar në dhunë.

 

“Ik se do hash dru!”/ Plas në qendër të Tiranës, burri qëllon “sa t’i hajë krahu” gruan në mes të gjithë njerëzve on Vidnews.

 

Qytetari tregon se gruaja i kërkonte sqarime burrit të saj lidhur me një çështje, por ai nuk pranonte të fliste dhe e kërcënonte të largoheshe pasi do “hante dru”.

Pas pak minutash debat, gruaja është larguar, por ai e ka ndjekur mbrapa duke e goditur “sa t’i hajë krahu”. E gjendur në këtë situatë gruaja është përpjekur që të vetëmbrohet.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë tepër të populluar nga qytetarët, por askush nuk ndërhyn që të parandalojë diçka.

Nuk është hera e parë që të tilla situata ndodhin në rrugët e Shqipërisë , por më e keqja është se këto ngjarje sa vijnë e shtohen.

Qytetari shkruan:

Pershendetje JOQ! Burr e grru sherr n mes t tiranes. Gruaja ishte ishte qe i kerkonte sqarime….nderkohe burri e paralajmeronte se do ta zhdepte ne drru….ajo vazhdoj akoma deri sa plasi sherri. Thjesht gruaja i thoshte pse…ai i thoshte ik largohu se do hash dru….nuk u kuptua arsyeja e vertete e sherrit. Ja pra dhe qyteterimi n mes t tiranes . Kur do ndergjegjesohemi ne ?? Nk e di por turp kur shef kto skena. E sapo kapur si video tn n mengjes.”

Marrë nga JOQ

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burri dhunon gruan tirane burri dhunon gruan tirane

Sondazh

Poll