29 Mars 2024, 14:08
Nga r.ll
gazment bardhi
TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ditën e djeshme denoncoi përfshirjen e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama me laboratorin e drogës në Xibrakë.
Ditën e sotme, Bardhi lajmëroi se ka dërguar zyrtarisht në SPAK kërkesën për nisjen e hetimeve penale ndaj Olsi Ramës. Sipas tij, drejtësia ka për detyrë të rihapë menjëherë dosjen, sepse ka shumë fakte, rrethana dhe indicie në dosjen e hetuar keq nga prokuroria e kohës.
Bardhi shkruan se shqiptarët presin përgjigjen e pyetjes: “Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? Çfarë bën i vëllai me të njëjtën makinë, të cilën e përdor në të njëjtën kohë një organizatë kriminale e trafikut të drogës? Kush është personi i paidentifikuar, i moshën 45 vjeç, që përdor makinën me targa AA 653 DM”.
POSTIMI I PLOTË:
Në vijim të të dhënave të bëra publike dje, ku provohet dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e vllait të Kryeministrit Olsi Rama, në organizatën kriminale të Laboratorit të Xibrakës, sot kam përcjell zyrtarisht pranë SPAK kërkesën për nisjen e hetimeve penale ndaj tij.
Janë kaq shumë fakte, rrethana dhe indicie në dosjen e hetuar keq nga prokuroria e kohës, saqë drejtësia ka për detyrë të rihapë menjëherë dosjen e procedimit penal nr. 335/1 të vitit 2016, lidhur me bashkëpunëtorin e paidentifikuar, 45 vjeç, që përdorte automjetin me targa AA 653 DM. Të dhënat e TIMS-it dhe ato që gjendjen në dosjen penale, janë të mjaftueshme për të rihapur hetimin e kokainës së Xibrakës, lidhjet e Olsi Ramës me grupin kriminal dhe përfshirjen ose jo të tij në organizatën e trafikut të kokainës.
Nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për të hetuar rolin e Olsi Ramës në organizatën e trafikut të drogës së Xibrakës. Prandaj thirrja ime sot shkon edhe njëherë për drejtuesin e SPAK z. Altin Dumani: Na provoni që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, që hetohet dhe vihet përpara përgjegjesisë cilido, qoftë ky edhe vëllai i Kryeministrit.
Nga ana tjetër, SPAK ka për detyrë të hetojë edhe rolin e dy prokurorëve të asaj çështje z. Olsian Çela (promovuar me votë të mazhorancës socialiste si Prokuror i Përgjithshëm i Republikës) dhe z. Edvin Kondili (mbështetur nga Edi Rama si kandidat për drejtimin e SPAK një vit më parë dhe për të cilin zhvillojë një konflikt të hapur kundër Ambasadores së SHBA-ve në Tiranë), si dhe të Policisë së Shtetit, në fshehjen apo prishjen e provave, mospërmbushjen e rregullt të detyrës, dhe moskryerjen e asnjë veprimi për të hetuar deri në fund procedimin e veçuar 335/1 – viti 2016. SPAK ka përgjegjësinë përpara publikut të jap një informacion të plotë se kush e ka penguar hetimin e këtij procedimi, pse është lënë në heshtje apo harresë kjo dosje, dhe cili është fati i këtij procedimi deri dje?
Derisa SPAK të bëjë detyrën e vet kushtetuese, pa ndikim dhe me profesionalizëm, për Edi Ramën vijon të mbetet e njëjta pyetje, edhe pse ai kishte zgjedhur dje të fshihet pas shkrimit të hartimeve në emrin e vëllait Olsi Rama. Qytetarët shqiptarë prej 24 orëve presin një përgjigje: “Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? Çfarë bën i vëllai me të njëjtën makinë, të cilën e përdor në të njëjtën kohë një organizatë kriminale e trafikut të drogës? Kush është personi i paidentifikuar, i moshën 45 vjeç, që përdor makinën me targa AA 653 DM”.
gazment bardhi olsi rama
Politike
29 Mars 2024, 13:43
I.A
Ditën e djeshme Bashkia e Tiranës mori të dytën godtje nga Prokuroria e Posaçme nën akuzën e grupit të strukturuar k...
Politike
29 Mars 2024, 13:25
r.ll
selia
TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka njoftuar sot në rrjete sociale se persona të paautorizua...
Politike
29 Mars 2024, 13:20
N.F
Oktavian Sherban
TIRANË- Ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Oktavian Sherban ka folur në lidhje me reformën në dre...
Politike
29 Mars 2024, 12:04
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar zgjedhjen e nënkryetares së bashkisë së Himarës, Blerina Bala, ...
Politike
29 Mars 2024, 12:55
r.ll
vangjel tavo
HIMARË-Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashki...
Politike
29 Mars 2024, 12:45
r.ll
saimir korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka folur për mediat pasi Sekretariati i Etikës vendosi anulimi...
Politike
29 Mars 2024, 12:27
r.ll
kuvendi
TIRANË- Sekretariati i Etikës ka anuluar votimin në seancën plebare të 7 marsit, për shkak se nuk kishte kuorum n&eu...
Politike
29 Mars 2024, 12:10
r.ll
blerina bala
HIMARË- Blerina Bala është zgjedhur kryetarja e komanduar e bashkisë Himarë. Zgjedhja e saj erdhi pasi edhe krye...
Politike
29 Mars 2024, 11:08
r.ll
pamje nga salla e mbledhjes
HIMARË- Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës ka nisur me tensione dhe përplasje mes banorëve ...
Politike
29 Mars 2024, 10:31
r.ll
qytetaret
HIMARË- Ka nisur me tensione mbledhja në Këshillin Bashkiak të Himarë. Banorët dhe mbështetës të kry...