Politike

Shtyhet mbledhja në Këshillin Bashkiak të Himarës/ Mbështetësit e Belerit kërkojnë largimin e Tavos, përplasen me policinë

Ditën e sotme Këshilli Bashkiak i Himarës, do të vendosë se cili do të drejtojë bashkinë, pasi edhe kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri edhe kryebashkiaku ne detyrë, Jorgo Goro ndodhen në burg. 

29 Mars 2024, 10:31 Nga r.ll
Shtyhet mbledhja në Këshillin Bashkiak të Himarës/
qytetaret

HIMARË- Ka nisur me tensione mbledhja në Këshillin Bashkiak të Himarë. Banorët dhe mbështetës të kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Belerit, kanë kërkuar largimin nga salla të Vangjel Tavos.  Banorët e tensionuar janë përplasur edhe me policinë, ndërsa mbledhja është shtyrë.

Ditën e sotme Këshilli Bashkiak i Himarës, do të vendosë se cili do të drejtojë bashkinë, pasi edhe kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri edhe kryebashkiaku ne detyrë, Jorgo Goro ndodhen në burg. 

Këshilli Bashkiak do të zgjedhë mes dy nënkryetarëve, Blerina Bala dhe Pervin Gjikuria. I zgjedhuri do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja. Jorgo Goro u arrestua më datë 23 mars. Ai akuzohet për tjetërsim pronash, rreth 10 mijë hektarë. Ndërsa kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe akuzohet për korrupsion në zgjedhje

keshilli bashkiak i himares

Sondazh

Poll