Politike

Blerina Bala u zgjodh në krye të Himarës, Rama: U tregua se shumica e himariotëve nuk i përket llogores së konfliktit

Rama shkruan se zgjedhja e Balës me 15 vota pro është zhvillim pozitiv për vazhdimin e qeverisë vendore.

29 Mars 2024, 12:04 Nga I.A
Blerina Bala u zgjodh në krye të Himarës, Rama: U tregua se
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar zgjedhjen e nënkryetares së bashkisë së Himarës, Blerina Bala, si kryetare në detyrë. me anë të një postimi në X, Rama shkruan se zgjedhja e Balës me 15 vota pro është zhvillim pozitiv për vazhdimin e qeverisë vendore. Po ashtu ai thekson se përpjekja e një grushi njerëzish të dështuar tregoi se shumica e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit

Postimi i plotë:

Zgjedhja e sotme nga Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër, e nënkryetares së bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore. Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim të bazuar në detyrimin përkatës ligjor të Këshillit Bashkiak, tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes dhe amplifikimit absurd të një sherri primitiv, i cili ushqehet për interesa dhe hesape që s’kanë asnjë lidhje me interesat dhe nevojat legjitime të popullit të Himarës.

edi rama blerina bala

Sondazh

Poll