Politike

"Ngjarje e tipit mafioz", Vasili denoncon: Persona të paautorizuar kanë grabitur në seli pajisje elektronike

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka bërë denoncim në polici në lidhje me rastin, ndërsa Vasili thekson se këta persona, kanë grabitur rrjetin e komunikimeve elektronike, një paisje DVR (hard disc) si dhe në mënyrë të fshehtë kanë kryer lidhje, dëmtime dhe këputje të linjave kabllore.

29 Mars 2024, 13:25 Nga r.ll
"Ngjarje e tipit mafioz", Vasili denoncon: Persona të
selia

TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka njoftuar sot në rrjete sociale se persona të paautorizuar kanë hyrë në selinë e partisë dhe kanë marrë prej aty disa sende.

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka bërë denoncim në polici në lidhje me rastin, ndërsa Vasili thekson se këta persona, kanë grabitur rrjetin e komunikimeve elektronike, një paisje DVR (hard disc) si dhe në mënyrë të fshehtë kanë kryer lidhje, dëmtime dhe këputje të linjave kabllore.

DENONCIMI

Partia e Lirisë është përballur me një ngjarje të tipit mafioz, karakteristike e “Rilindjes”, që kërkon të Qeverisë vetëm përmes shantazhit dhe presionit. Në zyrat e saj kanë hyrë në mesnatë persona të paidentifikuar dhe të paautorizuar duke grabitur rrjetin e komunikimeve elektronike, një pajisje DVR (hard disc) si dhe në mënyrë të fshehtë kanë kryer lidhje, dëmtime dhe këputje të linjave kabllore.

Partia e Lirisë në respekt të ligjit ka depozituar denoncimin e kësaj ngjarjeje në Prokurorinë e Tiranës për hetimin dhe identifikimin e autorëve. As kjo tentativë dhe asnjë presion nuk e ul dot ritmin dhe vendosmërinë e Partisë së Lirisë për t’u përballur me “Rilindjen” dhe mashat e saj, por përkundrazi shumëfishon energjitë e saj në betejën për përmbysjen e narkoqeverisjes rilindase.

petrit vasili

Sondazh

Poll