Politike

Sherban për Reformën në Drejtësi: Duhet t’i drejtohet qytetarit, të gjitha reformat kanë të bëjnë me kontratën shoqërore

Ai më tej shtoi se qytetari duhet të ketë besim në drejtësi dhe në administratë dhe nga ana tjetër administrata duhet tu japë besim qytetarit që vërtet punon për të.

29 Mars 2024, 13:20 Nga N.F
Sherban për Reformën në Drejtësi: Duhet t’i drejtohet
Oktavian Sherban

TIRANË- Ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Oktavian Sherban ka folur në lidhje me reformën  në drejtësi ku është shprehur se duhet t’i drejtohet qytetarëve.

Sherban u shpreh se nuk ka rëndësi numri i gjyqtarëve apo prokurorëve që ka Shqipëra, duke e quajtur “një problem të brendshëm”, por theksoi se qytetari duhet të ketë besim tek drejtësia. Ai tha se përtej fazave shumë të komplikuara dhe jo vetëm reforma në drejtësi por të gjitha reformat e tjera kanë të bëjnë me kontratën shoqërore.

Ai më tej shtoi se qytetari duhet të ketë besim në drejtësi dhe në administratë dhe nga ana tjetër administrata duhet tu japë besim qytetarit që vërtet punon për të.

Fjala e plotë:

Ashtu si dhe vetë ju e dini një drejtësi funksionale është një element fondamental dhe kjo bashkë me elementë të tjerë fondamentalë që ecën paralelisht me respektimin e të drejtave themelore të atyre politike dhe shoqërore. Mund t’ju them që reforma në drejtësi duhet të kuptohet sidomos për mua personalisht që vij nga një shtet që ka prodhuar një reformë në drejtësi shumë të thellë.

Reforma në drejtësi duhet ti drejtohet qytetarit dhe këtu duhet tu them se reforma nuk ka rëndësi numri i prokurorëve ose gjykatësve që ka republika e Shqipërisë në këto moment sepse ky është një problem i brendshëm ajo që mund tu them unë është që reforma në drejtësi duhet ti drejtohet qytetarit dhe anasjelltas qytetari me shumë besim drejtësisë.

Është shumë e thjeshtë dhe përtej fazave shumë të komplikuara dhe jo vetëm reforma në drejtësi por të gjitha reformat e tjera kanë të bëjnë me kontratën shoqërore. Është shumë e thjeshtë qytetari duhet të ketë besim në drejtësi dhe në administratë dhe nga ana tjetër administrata duhet tu japë besim qytetarit që vërtet punon për të.

oktavian sherban ambasador reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll