Politike

ME 15 vota pro, Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë

Bala do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.

29 Mars 2024, 12:10 Nga r.ll
ME 15 vota pro, Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në
blerina bala

HIMARË- Blerina Bala është zgjedhur kryetarja e komanduar e bashkisë Himarë. Zgjedhja e saj erdhi pasi edhe kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri edhe kryebashkiaku ne detyrë i cili dha dorëheqjen, Jorgo Goro ndodhen në burg. 

Bala do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja. Jorgo Goro u arrestua më datë 23 mars. Ai akuzohet për tjetërsim pronash, rreth 10 mijë hektarë. Ndërsa kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe akuzohet për korrupsion në zgjedhje

blerina bala bashkia himare

Sondazh

Poll