Politike

Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri

Këshilli Bashkiak do të zgjedhë mes dy nënkryetarëve, Blerina Bala dhe Pervin Gjikuria. I zgjedhuri do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.

29 Mars 2024, 09:05 Nga r.ll
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot
jorgo goro, fradi beleri

HIMARË- Ditën e sotme Këshilli Bashkiak i Himarës, do të vendosë se cili do të drejtojë bashkinë. Kjo zgjedhje vjen pasi edhe krybashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri edhe kryebashkiaku ne detyrë, Jorgo Goro ndodhe në burg. 

Këshilli Bashkiak do të zgjedhë mes dy nënkryetarëve, Blerina Bala dhe Pervin Gjikuria. I zgjedhuri do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.

Partia Socialiste ka 13 vota në Këshill, ndërsa koalicioni opozitar ka vetëm 8, pra mazhoranca do të zgjidhë e vetme.

Ndërkohë, Jorgo Goro u arrestua më datë 23 mars. Ai akuzohet për tjetërsim pronash, rreth 10 mijë hektarë. Ndërsa kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe akuzohet për korrupsion në zgjedhje

fredi beleri jorgo goro

Sondazh

Poll