Aktualitet

E ndalën për kontroll dhe i gjenden në makinë drogë gati për shitje, arrestohet një person në Lezhë

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, të gatshme për shitje.

29 Mars 2024, 13:23 Nga M.B
E ndalën për kontroll dhe i gjenden në makinë drogë
Foto ilustruese

LEZHA- Një person është arrestur në Lezhë pasi u ndalua për kontroll nga policia dhe rezultoi që në mjetin e tij kishte lëndë narkotike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, të gatshme për shitje. Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi i tij për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi:

Lezhë/Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli 2. Vihet në pranga një tjetër shpërndarës i dozave të lëndës narkotike cannabis sativa. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut dhe i punës së inteligjencës policore, që po kryhen në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë evidentuan dhe goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të lëndëve narkotike.

Në aksin rrugor “Lezhë-Kallmet”, shërbimet e Policisë ndaluan për kontrolle, automjetin tip “Audi” me të cilin lëvizte shtetasi A. R.. Nga kontrollet, në këtë automjet u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, të gatshme për shitje.

droge lezha

Sondazh

Poll